Është njëra ndër këngëtaret që nuk heziton të bëj ndryshime në dukjen e saj, duke eksperimentuar vazhdimisht me stilin.

Yllka Kuqi njihet poashtu si një femër e hareshme e cila din ta shijoj jetën, shkruan “Kosovarja”.

Krahas muzikës që bën ajo është ndër femrat këngëtare që komentohet shumë për stilin dhe elegancën e saj.

Ajo poashtu ka marrë vëmendje të madhe për imazhet joshëse që ndanë me ndjekësit e saj.

E para disa ditësh ajo erdhi me një kolazh fotografish, në të cilat dukej me stile të ndryshme të flokëve e veshjes, e që ka kërkuar nga publiku që të votohet më e mira.

Në mesin e 10 fotografive Yllka ka treguar cilat janë 5 më të votuarat.

Se cila u pëlqye më shumë, na tregon ajo përmes disa storieve në Instagram, ku njëherish i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Faleminderit, ju dua”, ka shkruar ajo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË