Arusha problematike e Prizrenit tashmë është bërë e njohur dhe shumë e famshme.

Të gjithë janë në kërkim për ta gjetur, por ajo po ndërron lokacion, sa andej sa këndej, shkruan “Kosovarja”.

E qytetarët po ankohen se dëmet që po u shkakton janë të mëdha, kur dihet se ajo ka sulmuar dhjetëra bagëti në fshatërat përreth.

Por, historia nuk mbyllet këtu, fama e arushës u bë edhe më e madhe, madje i është hapur edhe instagram në emër të saj.

Profili i ariut numëron mbi njëmijë ndjekës, derisa po cilësohet si “më i madhi në vend”.

Por si duket çifti i famshëm Hamëza dhe Gëzimja e kanë gjetur arushën, madje e kanë fotografuar duke ndenjur me shoqe.

Përveç për dasmën madhështore dhe shetitjet e tyre në botë, për çiftin do të flitet edhe për veprën madhështore të gjetjes së arushës, gjë që nuk e bëri askush para tyre.

Sigurisht që e gjithë kjo është një shaka e tyre, duke parë famën që ka marrë arusha këto ditë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË