Blerta Deliu është deputetja më e zëshme, më e treguara dhe më punëtorja në politikën tonë.

E cilësuar si femra më e votuar, kjo si rezultat i punës së mirë, të palodhshme dhe të pandalshme për një ardhme më të ndritur për shoqërinë tonë, shkruan Kosovarja.

Deliu ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i shumë femrave shqiptare, për shkak të seriozitetit të saj në punë dhe angazhimit që e ka rrethuar me vite.

Për këtë ka pasur përkrahje të vazhdueshme nga të gjithë qytetarët, duke ia besuar secilin angazhim dhe premtim që ka dhuruar tek të tjerët.

Por, padyshim që politikania nuk do të ishte kjo që është sot, pa dorëzgjatjen dhe mbështetjen e familjes e veçanërisht të prindërve.

Andaj, ditën e sotme ia dedikoi një fotografi shumë të veçantë e të rrallë atyre, duke lënë një mbishkrim i cili ishte “ Dy zemra”.

Siç kujtojmë, Ganiu e Feridja, janë prindërit e deputetes, politikanës sonë Blerta Deliut.

Babai është veteran arsimi, kurse nëna është pediatre. Jan këta pra, të njohur e të respektuar në Drenicë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË