Programet festive për nderë të festave të fundvitit po mbledhin një një vend artistë të fushave të ndryshme.

E veçanta e këtyre edicioneve festive po qëndron tek ajo se secili po e sfidon vetën në profesione të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Muzikë, humor e argëtim pa fund po shihet në organizme të tilla nga artistë shqiptar.

Në mesin e tyre ishte edhe deputetja e njohur Blerta Deliu, e cila për publikun e gjerë ka ndarë një moment relaksues.

Në këtë video Blerta e ka sfiduar vetën në këndim, e duke krijuar atmosferë të këndshme.

Për ata që e njohin rrugëtimin e saj deri tani në politikane e sukseshme, nuk është ndonjë besfasi, mirëpo për publikun e gjerë të shihet një politikane duke kënduar është interesante dhe mbase e çuditshme.

Ndërkohë që me metaforë ajo iu drejtohet ndjekësve tek vidoeja që ka postuar: Nejse, “Ju disa që e pëlqeni fort muzikën, mshelni veshët 🙈😜”

Kujtojmë se Blerta ka sfiduar veten në disa profesione , si lajmëruese e programit televiziv në RTK, ku pastaj punoi edhe gazetare .

Por , para punësimit në këtë qendër mediale ajo ka luajtur disa role në disa shfaqje e seriale .

Dikur Blerta ka qenë edhe këngëtare dhe ka disa këngë të inçizuara e të pëlqyera nga publiku./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË