Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se partia të cilës ajo i përket nuk do ta votojë një qeveri të drejtuar nga Albin Kurti.

Sipas saj, prioritet i Kurtit ka qenë dëmitmi i shtetit të Kosovës.

Ajo tha se nuk do të shkelin gjakun e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend.

“PDK nuk do ta votojë kurrë një qeveri të cilët prioritet e kanë pasur luftën në këtë parlament. Pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës. Do të votojë gjithmonë për vendime të mira por nuk do ta shkel gjakun e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend dhe qytetarët që kanë votuar deputetët edhe për këtë mandat”, ka thënë Deliu-Kodra. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË