Prej vitesh në Kosovë janë hapur produksione të ndryshme muzikore, në kuadër të të cilëve kanë defiluar e defilojnë yjet më të medhenjë te skenës muzikore.

Këto produksione kanë prodhuar yje e muzikë nivelesh të ndryshme, nga më artistikja, e deri tek e ashtuquajtura muzikë “tallava”.

Një mori këngëtarësh janë menaxhuar nga këta burra, drejtor të produksiomeve më të mëdha në vend.

Ata, kanë qenë formulë suksesi për një listë të tërë emrash të dëshmuar në diskografinë tonë, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë foto, shihen drejtorët e profduksioneve si “Emra Com”, “Labia”, “Zico”, “Arboni” dhe “Vizioni &Libonia”.

Ja, këta janë “fajtorët” e suksesit të shumë yjeve, e gjithashtu fajtor edhe të ndonjë zhgënimi aty-këtu të publikut në lidhje me prezantime të pa vlera dhe që nuk do të duheshin të servoheshin si vlerë.

A thua a e kanë diksutuar këtë çështje në këtë takim?

Këngëtarët kanë përfituar nga produksionet, por gjithsesi edhe produksionet nga këngëtarët, madje shumë e mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË