Emër i njohur, i popullarizuar dhe shumë i afirmuar.

Është fjala për më të dashurën këngëtare Afërdita Demakun, e cila nuk po ndalet së kërkuari për projekte sa më afatgjate dhe të dëgjuara, shkruan Kosovarja.

Dhe për këtë shkak gjithmonë ka me çfarë të vijë, sepse arrin të gjejë më të mirën dhe ta ndajë me një audiencë të tërë, si në projekte ashtu në performanca.

Me një fjalë duhet ti zgjatet dora për gjithçka, duke mos harruar asnjëherëdhe pamjen fizike të saj që luan një rol shumë të rëndësishëm tek të gjithë.

Ndonëse në të 40-tat këngëtaren po e kemi ende më në top formë, dhe më të freskët, duke lënë në hije shumë emra të njohur.

Paraqitjet e saj të zjarrta dhe kujdesi maksimal për veten, ka bërë të bëhet shembull i shumë femrave shqiptare se si duhet qenë një femër perfekte.

 

Çdo herë me veshje të ndryshme, me fustana magjeps e me rregullime perfekte, gjë që e bëjnë të duket tamam si vajzë e re.

Për këtë arsye nuk po ndalet së reklamuari pak fustanat e pak linjat perfekte që ka bërë, madje nganjëherë nuk e ka problem të rrezikojë duke e thyer belin vetëm ti dalë një fotografi e mirë.

Sidoqoftë, po aq hije i ka dhe ky qëndrim, sa nuk mund të thuash se ngjason me femrat e 40-tave. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË