Deputetja Duda Balje në fundjavë ka vendosur të bëjë një punë më ndryshe se zakonisht.

Ajo ka shkuar në fshatrat e komunitet boshnjak në Prizren për t’iu ndihmuar në shtrimin e kubëzave bashkëvendësve të saj, njofton Klan Kosova.

E veshur në sportive, deputetja boshnjake nuk hezitoi që t’i vendosë dorezat dhe t’ia fillojë punës.

E nderuar që po marr pjesë në projektet infrastrukturore. Sot ne kemi vizituar punimet në fshatin Lubizhdë, Mushnikovë dhe Gornjasellë. Pashë fytyra të kënqura, miq dhe mikesha.

Në ditët e ardhshme do të fillojnë punimet në fshatra të tjerë”, shkroi Balje në Facebook.






MUND TË JU PËLQEJNË