Duda Balje e cila ka fituar sërish postin e deputetes në zgjedhjet e 6 tetorit, ka njoftuar se ka formuar parti të re.

Bashkimi Social Demokratik (Sdu) është emri që i ka vënë partisë.

Balje përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia e re përbëhet nga një numër i madh njerëzish që kanë qëllim të përbashkët për të dhënë diçka ndryshe në skenën tonë politike

“Sdu është një parti e atyre që jetojnë nga puna, dituria”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se Duda Balje më datë 9 nëntor kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në Partinë Demokratike të Boshnjakëve-koalicioni VAKAT.

MUND TË JU PËLQEJNË