Sabri Fejzullahu është ikona e muzikës shqiptare, i cili dha kontribut të madh gjatë karrierës së tij të bujshme e të stërmbushur me suksese.

Prezenca e tij në skenën muzikore tash e shumë dekada dëshmon së është i vetmi që i bëri ballë në mënyrë të palodhshme këtij rrugëtimi, shkruan “Kosovarja”.

Sot Sabri Fejzullahu po feston ditëlindjen e tij të 72-të.

Urimet kanë filluar që në mëngjes nga familjarët, miqtë dhe kolegtë e tij.

Ishte Ermali ai i cili e uroi i pari babain e tij, e për ti lënë rendin më pas gruas së tij Arianës për ta uruar vjehrrin e saj të dashur.

Ndryshe, karrierën si këngëtar, Sabriu e filloi në vitin e largët 1967, ku për herë të parë e këndoi këngën “Tash jo” në Radiotelevizionin e Prishtinës, në mënyrë profesionale e me orkestër të madhe simfonike.

Sot këngëtari konsiderohet ikona e muzikës shqipe./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË