Dikur njiheshin veç Safetja e Sehidja. Por, jo më. Tani po njihen tetë motrat Mustafa, kjo falë rrugëtimit të tyre të përbashkët pra, muzikës.

Ishte pikërisht kënga e tyre dedikuar nënës që bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të prishjes së raporteve me kolegen e tyre Shyhreten, por edhe për shkak se u shfaqen të gjitha së bashku, shkruan “Kosovarja”.

Siç duket motrat Mustafa kanë vendosur të godasin secilën herë në shenjë, pasi që menjëherë pas kësaj këngës për nënën, ato pak ditë më parë erdhën me këngën “Dasma” e cila po pëlqehet mjaft shumë.

E të veçantë këtë këngë e bëri pjesëmarrja e kunatës së tyre Medinës si nuse në klip.

Medina me të shfaqur aty mori shumë vëmendje, duke zgjuar kureshtje të vazhdueshme mbi jetën e saj.

Se sa të bukur e paskan nusen e vëllait motrat Mustafa u pa në klip, por a e njihte publiku edhe më herët edhe gjatë kohës që ishte një zeshkane joshëse?

Padyshim, që Medina lirshëm mund të themi se mund ti bëjë konkurrencë edhe nuseve tjera të estradës./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË