Dafina e fton si mysafire, Samanta i përgatitë darkën.

Dy këngëtare shumë të njohura shqiptare, Samanta Karavella dhe Dafina Zeqiri tregojnë që kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, në profilin zyrtar të Dafina Zeqirit, shihet që janë mbledhur shoqëria e këngëtares së bashku në banesën e saj. Së bashku me personat që Dafina shoqërohet gjithmonë shihet edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella.

Madje, ajo shihet duke përgatitur diçka nga ushqimi që do të servohet gjatë darkës. “Tash @samantaofficial tregon skillsa-at e saj në kuzhine”, ka shkruar Dafina në videon e postuar.

Këngëtaret në fjalë deri më sot nuk kanë publikuar ndonjë bashkëpunim, por që një i tillë nuk do të thotë që nuk do të ndodhë asnjëherë. Që të dyja po shënojnë suksese duke publikuar projektet të reja, shkruan rtv21.

Kënga e fundit e Samantës është “E jotja” e cila deri më tani ka marrë mbi 4 milionë klikime në Youtube, gjithashtu edhe kënga e Dafina Zeqirit që është në bashkëpunimim me Noizyn, ka marrë mbi 4 milionë klikime, e cili titullohet “A don love?”.

MUND TË JU PËLQEJNË