Kush janë disa nga të përkëdhelurit e fatit, të cilët pa shumë mund arritën t’i realizojnë ëndrrat e tyre, që si me magji u gjenden në një botë vezulluese dhe morën adhurimin e njerëzve, shkruan “Kosovarja”.

Si i ndriçoi ylli i fatit Alketa Vejsiut?

Kishte mijëra vajza që dinin të flisnin, që dukeshin shumë më bukur se ajo, por ishte Alketa që pushtoi ekranet shqiptare për vite me radhë.

Nisi punën që e vogël në “Top Albania Radio”. Përderisa shoqet e saj ende luanin me kukulla, ajo shijonte famën që po ia sillte suksesi…

Vera Grabocka u bë njeriu që do i jepte shtysë të madhe. Nuk kishte organizim që nuk e angazhonte. Alketa këtu, Alketa aty… Kudo ishte Alketa.

Dhe, erdhi një kohë kur zonjushës nuk i mjaftonte vetëm prezantimi. U fut edhe në botën e muzikës, ku, për çudi, arriti suksese. Disa nga këngët e saj edhe sot e kësaj dite dëgjohen me ëndje.

Pastaj, një kohë udhëhiqte një biznes dhe punët i shkonim mrekullueshëm. S’vonoi shumë e dëgjuam se edhe jeta private e saj po ecë mirë, bile aq mirë sa po bëhej nënë.

Sot Alketa prezanton formatet televizive më të ndjekura kudo ku ka shqiptarë…

Adrian Gaxha, djali që u rrëzua në skenë dhe u bë super yll

Kur ishte i vogël këndonte dhe ndodhi që njëherë u rrëzua në skenë. Prindërit e tij, besa edhe ai vetë, mendonin se që nga ai rast gjërat nuk do të funksiononin mirë, por ja që nganjëherë në mes të fatkeqësisë ndodh mrekullia. Ai rrëzim e bëri shumë të njohur Adrianin, i fali epitetin energjik.

Adriani u rritë në skenë, herë duke u rrëzuar e herë duke triumfuar.

Megjithatë, duhet thënë se gjatë karrierës së tij nuk kishte aq dështime sa të përjashtohet nga lista e të përkëdhelurve të fatit.

Gaxha sot ka krejt ato që i nevojiten: shtëpi luksoze në emrin e tij, veturë ekstra të shtrenjtë, studio private, femra dhe dashurinë e njerëzve.

Ai thotë se i është dashur mund për të arritur deri këtu, por kur njeriu e mendon mirë, atëherë del se në gjithë këtë mesele ka gisht edhe fati, apo jo?

Adelina Tahiri jeton si në përralla!

U lind në një familje me kushte të mira, mes njerëzish që do e duan fort, e bashkë me fatin do ta përkëdhelin ndër vite.

Adelina Tahiri, bukuroshja e mamit e babit, vajza me sy të mëdhenj e ngjyrë qielli, kishte e ka mundësi të jetojë në kushte luksoze, të shkojë në kolegj etj.

E, pos shikimit magjepsës, Zoti ia ka falur edhe zërin. Një dhuratë e rrallë.

Adelina Tahiri futet në mesin e këngëtareve më të pëlqyera. Deri tash ka realizuar disa reklama për kompani serioze, ndërkohë që është martuar me një milioner dhe ka një djalë.
Jeta e saj duket përrallore… N. Neziri /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË