Dafina Zeqiri dhe Noizy sot e kanë publikuar këngën e re.

Duffye dhe Noizy kanë bashkuar idetë për projektin më të ri muzikor me titull ‘ A don love?’, shkruan lajmi.net

Ky duet habiti të gjithë pasi vite më parë ata nuk i kanë pasur edhe aq mirë punët mes vete.

Reperi Noizy në këngën ‘Na jena OTR’ e kishte ofenduar rëndë Dafinën dhe pavarësisht se kënga vazhdon të jetë e pranishme akoma në Youtube dhe ai nuk e ka fshirë, këngëtarja shqiptare i ka rregulluar raportet me reperin, madje shfaqet e afërt si asnjëherë më parë me të në skenat e klipit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË