Xhelozia, pasuria, lakmia këto janë gjërat që po i preokupojnë të gjithë njerëzimin.

Duke u përballur me këto situata, po lindin mosmarrëveshje të shumta edhe në familje, deri te keqkuptimet e vëllezërve ndërmjet veti.

Të gjitha këto, këngëtarja e njohur në Afërdita Demaku në këngën të cilën e ka publikuar disa ditë më herët kushtuar fëstës së Bajramit i ka thurur disa vargje me shumë domethënie, shkruan “Kosovarja”.

E, e mira e gjithë këtij projekti është ndikimi që pati tek njerëzit.

Shkaku i këtij teksti, shumë familje kanë pajtuar gjaqe ndërmjet veti.

Rasti që vlen të theksohet është bashkimi i dy vëllezërve të cilët nuk kanë kontaktuar ndërmjet veti plotë 5 vite, të cilët janë pajtuar me shumë emocion.

Këtë ngjarje rrënqethëse e ka publikuar Afërdita në Instagramin e saj, duke publikuar bisedën që ka pranuar nga familjarët e rastit.

Ky projekt për Afërditën do të jetë gjithmonë më i dalluari, pasi që ka pasur ndikim edhe në familje me raste të ndryshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË