Reperi Mozzik është goxha aktiv me këngë të reja, të cilat priten shumë mirë nga publiku. Ai  është emër shumë i dashur për publikun.

Së fundi, reperi ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shfaq turmën e fansave, të cilët ia kishin rrethuar veturën atij.

Kjo gjë tregon më së miri dashurinë që fansat kanë për këtë reper, këngët e të cilit menjëherë shndërrohen në hite. Kujtojmë se “Shqiptar” është projekti i fundit nga Mozzik, të cilin e solli në bashkëpunim me Unikkatilin. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË