Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleta Rexha, apo siç njihet nga publiku si Bebe Rexha, është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo gjithashtu është angazhuar në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar financiarisht, madje ajo ka dhuruar personalisht 10.000 dollarë në ndihmë të të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Indeksonline.

Bebe mbrëmë ka bërë të ditur se do të fluturojë në drejtim të Shqipërisë, që të jetë pranë të prekurve, e të sigurohet që ndihmat të shkojnë në vendin e duhur.

Kujtojmë që Bebe është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën botërore muzikore.

MUND TË JU PËLQEJNË