Shumë qytetarë të Gjilanit dhe jo vetëm, po marrin pjesë në varrimin e dy vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi që humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

‘FaktePlus’ gjendet në Livoç të Epërm për ta përcjellur ceremoninë dhe do t’ju mbajë të informuar.

Kujtojmë që dy vëllezërit punoni mekanikë për të siguruar mbijetesën e këto punë. Tashmë të ndjerit Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.

Axha i tyre më herët kishte rrëfyer për ‘FaktePlus’ se si e morën lajmin dhe kush u dha lajmin tragjik për familjen. Abazi kishte thënë se mes gjithë kësaj dhimbje po mundohen të mbahen të fort dhe të pajtohen që ky ishte fati.

“Trupat e pajetë sonte mbërrin në Gjilan. Ndërsa, nesër bëhet varrimi në ora 12:30 në varrezat e fshatit “Livoç i Epërm”. Lajmin së pari e kemi pa që në Shqipëri ka ndodhur një termet dhe ne e dinim që ata janë atje, në atë restorant, sepse aty shkojna për më shuam s e10 vjet. Atje shkojna për me marrë pjesë të kerrit, pra për tregti. Por fati dhe Allahu i qofshim falë tij ka ndodhur tragjedia e që aty kanë qëlluar dhe këta. Tash duhet me u pajtu me fatin”, rrëfeu Abazi për FaktePlus.

Ishte shoku i axhës që dha lajmin për shkatërrimin e hotelit ku gjendeshin dy vëllezërit që shkuan për të marrë pjesë vetura, që në këtë mënyrë siguronin dhe mbijetesën.

“Së pari një shok i vëllait që e ka njohur, ka telefonuar vëllain dhe ka treguar se restauranti ku Shemsedini dhe Isai qëndronin është fundosur. Me të marr lajmin nga ne kanë shkuar ë shumë se 15 veta. Atje ata u ndihmuan nga forcat shqiptare dhe nga FSK. Deri në 3:30 e kemi ditë që djali i axhës Isa Abazi ka qenë i vdekur , kurse në 6:30 sot u nxor i vdekur edhe Shemsedini”, rrëfeu ai./FaktePlus/

MUND TË JU PËLQEJNË