Kaltrina Mikushnica është moderatorja e njohur e cila ka arritur të fitoj simpatinë e publikut me pozititvitetin dhe ëmbëlësinë që reflekton gjithmonë.

Ajo ëshët nga femrat më të hareshme dhe shumë modeste. Kjo ngase nuk ka rezerva në paraqitjet e saj, duke qenë gjithmonë vetëvetja, shkruan “Kosovarja”.

E pashme, pozitive dhe gjithmonë e hareshmë, cilësi këto që e karakterizojnë çdoherë.

Bukuroshja është shumë aktive në rrjetet sociale, saqë një ditë nëse nuk publikon fotografi njerëzit i shkruajnë se çfarë ndodhi me të, detaj ky që vet moderatorja e ka bërë publike për ndjekësit.

E ndonëse gjithmonë shihet buzëqeshja në fytyrën e saj, Kaltrina provoi që të realizoi fotografi pa qeshur por që i zgjati pak. Në dy imazhe të njëpasnjëshme ajo tregon se nuk ia del dot pa qeshur.

“Kaltrinë mos kesh mo” , ishte mbishkrimi në foton e parë ku shfaqet serioze, ndërkohë që fotoja tjetër konfirmon se smund të rrijë pa buzëqeshur , teksa e përshkruan imazhin kështu “ok ”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË