Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita pritet të bëhen prindër së shpejti.

Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Irlandës, ishte sulmuesi Haris Seferovic që u largua nga grumbullimi për shkak të lindjes së bashkëshortës së tij.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me futbollistin shqiptar që mund të largohet nga Zvicra në tetor për shkak të lindjes së gruas së tij dhe me gjasë do të humb dy ndeshjet e mëdha kundër Danimarkës dhe Irlandës.

Në një intervistë të fundit për mediat zvicerane, i pyetur rreth kësaj Xhaka thotë se ka gjëra më të veçanta në jetë se sa futbolli.

“Ka gjëra më të veçanta në jetë sesa futbolli. Për shembull, kur bëhen baba. Me Haris Seferovic u ra dakord që ai të japë gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të udhëtojë në shtëpi. Dhe me mua, ndoshta do të binte në atë kohë kur luanim”, ka thënë ai.

I pyetur për gjininë e foshnjës, Xhaka shton më tej, “Ju mund ta mësoni të vërtetën edhe një muaj”.

Ndërkohë, Graniti është i martuar që disa vite me Leonitën, ndërsa ata u martuan në vitin 2017.

Dyshja tashmë njihen si një ndër çiftet më të famshme në botën e futbollit shqiptar dhe jo më kaq.

MUND TË JU PËLQEJNË