Një ish-zjarrfikës, i cili është i martuar me 3 gra dhe ka 9 fëmijë, thotë se e ka braktisur monogaminë pasi ai i do të gjithë njerëzit dhe kërkonte të ndërtonte një familje sipas mënyrës së tij.

41-vjeçari Jermaine Roquemore ka nisur familjen që në moshën 16-vjeçare dhe tani, fëmija i tij i parë me fëmijën e fundit ka një diferencë prej 23 vitesh.

“Na kanë mësuar që të kemi vetëm një bashkëshorte dhe mendoj se kjo na bën të pasigurtë.

Na kanë mësuar që të gjejmë femrën e duhur dhe të kalojmë të gjithë jetën me atë person.

Për mua kjo është e papranueshme pasi jam një njeri që i dua të gjithë”, shprehet Jermaine.

Njëra nga gratë e tij, Angelica, thotë se nuk e ka problem që është në një poligami.

“Do të thotë që kam mbështetje ekstra për të arritur ato gjëra që familjet e tjera nuk i arrijnë dot.

Ne kemi plan që ta rrisim perandorinë tonë”, shprehet njëra nga gratë e 41-vjeçarit.

MUND TË JU PËLQEJNË