Para pak jave këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka marrë një iniçiativë për shitjen e fustanëve të saj, ku të ardhurat e fituara do të shkojnë për bamirësi.

Një gjest ky që u mirëprit dhe vlerësua nga njerëzit, shkruan “Kosovarja”.

E personazh i kësaj iniçiative për të promovuar fustanet dhe për ti shpallur në shitje është vet Gresa.

Ajo nuk ka përtuar ti vesh secilin veç e veç e për ti reklamuar për shitje. E nga kjo iniciativë ajo e ka ushtruar dhe po e luan shumë mirë rolin e modeles.

Madje edhe për raste të tjera nuk po heziton të bëjë sfilatë.

Në videon e fundit Gresa shihet me një fustan të zi dhe elegant në të cilin përveç që po duket bukur edhe sfilatën po e bën si një profesioniste.

Mbase ky mund të jetë profesioni i saj i radhës, pse jo?!/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË