Familja e Mejdi Krasniqi nga fshati i Smallushë në komunën e Lipjanit tash e sa vite po jeton në një gjendje të mjerueshme.

Kryefamiljari, Mejdiu, është i paaftë për punë, pasi vuan nga epilepsia dhe depresioni i thellë, duke e rënduar kështu edhe më shumë jetesën.

Familja jeton në një ahur që dikur përdorej për bagëti, e cila është e rrethuar me myk e lagështi, duke e bërë të pamundur jetesën edhe për dimër.

Për gjithë bamirësit, kjo familje kërkon ndihmë për një shtëpi dhe gjëra ushqimore, pasi edhe fëmijët janë të vegjël.

Gjithë ata që duan të kontribojnë, mund ta thërrasin Mejdiun në numrin e telefonit 045 910 351.

MUND TË JU PËLQEJNË