Pacienti i fundit i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Kosovë ka folur në Klan Kosova lidhur me gjendjen e tij.

Ai ka thënë se kishte shkuar për tu testuar, mirëpo nga mjekët e kishin refuzuar me arsyetimin se nuk kishte simptoma të virusit COVID 19.

E pas kësaj, ai është kthyer në shtëpi në Lipjan, ku është takuar edhe me një numër njerëzish të tjerë.

“Sot e kam marrë informacionin kurse të hënën kam qenë në infektivë për testim por më kanë dërgu në shtëpi me arsyetimin se nuk kam simptoma por unë tërë ditën kam pasë shqtësime. Pasi kam shku herën e parë që ka qenë në infektivë që më kanë thënë se nuk e kam, kam pasë kontakt me njerëz. Nuk më kanë bë test, vetëm më kanë thënë shko në shtëpi”.

Ai madje thotë se as në aeroportin e Prishtinës, pasi kishte mbërritur nga Gjermania, ku ai jeton e vepron, nuk i është bërë asnjë kontrollë.

“Me datën 11 kam ardh, kam pasë kontakte me shumë njerëz por kur kam ardhë në aeroport nuk kemi pasë kurrfarë kontrolle”.

MUND TË JU PËLQEJNË