Për të krijuar organizmi mekanizmin i cili e mbron, është e nevojshme të shmangen artikuj të caktuar me të cilët ushqehen viruset

Për t’u zhvilluar dhe për të mbetur në trup edhe atyre u janë në nevojshëm artikuj të caktuar, transmeton Telegrafi.

Çdo sëmundje dhe infeksion mund të zvogëlohet me ushqim të drejtë, njësoj është edhe me viruset. Preventiva është më e mira në këtë moment.

Nëse forconi organizmin, nuk ka arsye për brengosje. Katër artikujt janë posaçërisht të rrezikshëm dhe krijojnë bazë të përshtatshme për zhvillim të virusit.

Vezët. Ky artikull në esencë shërben si inkubator për viruset, duke i forcuar dhe duke i bërë më agresivë. Madje edhe nëse hani vezë të pulave që rriten në ambient të hapur, ato ende do të jenë ushqim i elementeve patogjenë.

Viruset ushqehen me hormone natyrale, të cilat ekzistojnë në vezë, por ka edhe rolin e steroideve për virus. Në mënyrë të ngjashme edhe produktet e qumështit ushqejnë viruset.

Është mirë të eliminohen edhe të gjitha produktet e misrit. Këta përbërës janë të pranishëm pothuajse në çdo artikull të paketuar, madje edhe nëse është artikulli organik, prandaj kushtoni kujdes listës së përbërësve.

Ëmbëlsirat. Konsumimi i tepruar i sheqerit të rafinuar krijon bazë të shkëlqyeshme për zhvillim të virusit. Në të vërtetë, sheqeri zvogëlon aftësinë e leukociteve për shkatërrimin e baktereve. Disa orë pasi që të hani një copë ëmbëlsire, imuniteti juaj është i dobësuar.

Proteinat shtazore, gjithashtu janë të këqija për organizmin, por jo në masën si artikujt e përmendur më parë. Gjithsesi rekomandohet dozë e zvogëluar në këtë periudhë.

Aleatët më të mirë të shëndetit në këtë moment janë perimet dhe pemët të cilat duhet konsumuar sa më shumë. Në to gjenden vitamina të bollshme të cilat forcojnë imunitetin dhe krijojnë mbrojtjen e barrierës midis organizmit dhe virusit.

MUND TË JU PËLQEJNË