Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Madje numri i rasteve është i madh, e viktimat vazhdojnë të jenë femrat.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me një rast të tillë që ka ndodhur në Lipjan, mëngjesin e së mërkurës.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

MUND TË JU PËLQEJNË