Për të gjitha femrat, Jennifer Lopez ka zbuluar ‘sekretin’ e linjave trupore dhe se çfarë konsumon kur e sheh që ka filluar të shkoj peshë.

Jennifer Lopez është padyshim njëra ndër femrat të cilës ia kanë zili të gjitha, shkruan lajmi.net.

Mosha e saj është rreth të 50-tave mirëpo nëse e shikon në pamjen e jashme vështirë se besohet një gjë e tillë pa i kontrolluar edhe njëherë biografinë për t’u siguruar.

Gjatë një interviste të fundit për ‘People’ J.LO ka treguar ‘sekretin’ e linjave trupore po ashtu se çfarë konsumon kur e sheh se po shton peshë.

‘’E gjitha ka të bëjë me një stil të shëndetshëm të jetesës. Nuk jam e përsosur në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme. Por, nëse ndihem se e kam tepruar për disa ditë ose dua t’i heq disa kilogramë, atëherë përgatis shejk proteinash në mëngjes dhe një në mbrëmje’’, ishin fjalët e saj.

Duhet kujtuar se përveç ushqimit dhe fitnesit, ajo pamjen e saj fizike ia dedikon edhe paqes shpirtërore. Lopez mediton rregullisht.

MUND TË JU PËLQEJNË