Jennifer Lopezi njihet si një këngëtare, valltare, disenjatore e modës, producente e femër shumë e suksesshme edhe në biznes.

Duke qenë se është një nga femrat më të famshme dhe më atraktive në botë, secila paraqitje e saj publike merr vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë.

Bukuroshja latine, edhe pse tani ka mbushur 50 vjet, ajo të lë përshtypjen e një vajze të re, falë formave bombastike trupore dhe bukurisë së saj natyrale.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet se ka bërë një ndryshim te flokë, duke i shkurtuar ato, me ç’rast paraqitet një pamje më ndryshe e këngëtares.

Ky ndryshim është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive ndaj bukuroshes latine.

MUND TË JU PËLQEJNË