Muaj më parë, Jennifer Lopez i tha ‘PO’ propozimit të partnerit të saj, Alex Rodriguez, për fejesë.

Menjëherë pas, të gjithë filluan të pyesin se kur do të bëhej dasma. Megjithatë, në një intervistë, këngëtarja ka thënë se nuk janë duke planifikuar ende asgjë.

“Kam disa projekte të mëdha të biznesit që duhet t’i përfundoj deri në fund të vitit, kështu që me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe nëse duam ta shtyjmë martesën apo të presim”, ka deklaruar J.Lo, transmeton KP.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Jo shumë kohë pas vendimit për martesë, filluan të qarkullojnë thashetheme se Alex Rodriguez kishte pasur afera me dy femra të tjera.

Burime të ndryshme kanë thënë se pikërisht këto thashetheme janë arsyeja për shtyrjen e dasmës.

MUND TË JU PËLQEJNË