Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është paditur për një foto që postoi në Instagram.

Së shpejti erdhi reagimi i fotografit Michael Stewart, i cili tha se e kishte fotografuar këngëtaren në qershor të këtij viti.

Ai tha se ishte i revoltuar për shkak se Jennifer ose dikush nga ekipi i saj, pa leje, e përdori fotografinë e tij. Si kompensim tash kërkon 150,000 dollarë.

Në fakt, Michael Stewart paditi këngëtaren dhe shtëpinë e saj të prodhimit për shkelje të të drejtës së autorit.

Ky nuk është rasti i parë që fotografët janë në dijeni të akuzës për përdorimin e fotografive pa lejen e tyre. Odel Beckham Junior, Jessica Simpson dhe Tea Black janë vetëm disa nga të famshmet që janë paditur për shkelje të të drejtës së autorit.

MUND TË JU PËLQEJNË