Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, përmes një postimi në facebook ka thënë se ndihet krenare që 20 vite pas çlirimit mirëpret njërën nga kontribuueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë.

Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë.

Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen”, ka shkruar Jahjaga në Facebook./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË