Përbërësit

20 tranguj

2 l ujë

½ filxhan kripë

6 lugë gjelle sheqer

4 filxhanë ujë

4 filxhanë uthull molle

kurkuma

4 lugë gjelle fara mustarde

1 lugë gjelle fara selinoje

Përgaditja

Hapi 1

Kripën hidheni në 2 litra ujë.

Hapi 2

Shtoni edhe trangujt e prerë në rrathë dhe lërini të pushojnë për 2 orë.

Hapi 3

Pastaj lajini mirë dy herë dhe kullojani ujin.

Hapi 4

Në një enë bëni bashkë 4 filxhana ujë me uthull, kurkumën dhe farat e mustardë dhe selinos.

Hapi 5

Lërini të marrin një valë e më pas shtoni trangujt.

Hapi 6

Vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta në zjarr të ulët.

Hapi 7

Pas kësaj, trangujt vendosini në kavanozë të sterilizuar.

Hapi 8

Ruajini në vend të ftohtë dhe të errët.

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË