Diana po merr urime të shumta Bukuroshja e njohur kosovare, Diana Avdiu sot feston një datë të shënuar.

Diana Avdiu është lindur më 11 qershor të vitit 1993 dhe sot mbushi 26 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, Diana ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e fansa të shumtë.

Disa nga urimet që i kanë bërë me rastin e 26 vjetorit të lindjes, modelja e njohur i ka hedhur në instastory për 40 mijë e 800 ndjekësit e saj në instagram.

Në vitin 2012, Diana Avdiu ishte zgjedhur Miss Universe Kosova.

Ajo sot vazhdon të jetë fytyra e shumë kompanive të ndryshme të modës./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË