Nëse stomaku juaj ‘kërkon’ ushqim gjatë gjithë kohë, dhe keni ndjenjën e urisë, mund të jenë disa arsye se pse nuk mund të keni ndjenjën që nuk jeni të uritur edhe nëse keni ngrënë para disa minutave.

Vizitat konstante gjatë natës tek frigorigeri mund të jenë një shenjë e thjeshtë e dietës suaj të dobët, apo ndoshta një shenjë që duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Ngrënia e shumtë e ushqimeve të karbohidrateve

Këto ushqime mund të gjenden në ushqime të procesuar, posqërisht: makaronat, brumëra të pjekur, dhe ushqimet me sheqer. Mungesa e fibrave bënë që trupi juaj të i tretë shumë shpejt këto ushqime, çka ju bënë të ndjeheni të uritur shumë shpejt, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Diabeti

Diabeti, specifikisht tipi i dytë, është një sëmundje që ju bënë të uritur gjatë gjithë kohës. Për shkak të diabetit, glukozës, burimi i energjisë qëndron në gjakun tonë në vend që të shpërndahet në qeliza tona.

Ushtrimet e tepërta

Kjo është një arsye e fortë se pse mund të jeni të uritur gjatë gjithë kohës. Nëse ushtroni shumë, ju ndjekni shumë kalori dhe si rezultat trupi juaj vuan për shumë kalori.

Njerëzit që ushtrojnë gjatë gjithë kohës dhe për një kohë të gjatë zhvillojnë një metabolizëm më të shpejtë dhe një apetit më të mirë.

Nuk pini ujë të mjaftueshëm

Ka shumë arsye se pse ujië është i rëndësishëm për shëndetin tonë. Uji po asht ndikon në uljen e ndjenjës së urisë.

MUND TË JU PËLQEJNË