Rita Ora po vazhdon me sukses të paraqitet në koncerte të ndryshme anembanë planetit të tokës.

Këngëtarja jonë ka qenë mjaft aktive me perfomancat e ndryshme duke argëtuar një numër të publikut në koncertet e saja.

Por, duket se si çdo artistë të tjerë, edhe bukuroshja jonë ka një idhull prej të cilit frymëzohet gjatë paraqitjeve skenike.

Biondina përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se frymëzohet prej koleges amerikane, Gwen Stefani.

“Frymëzim përgjithmonë. Gwen Stefani. No Doubt”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rita është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË