Flitet shpesh për krenarinë, edhe për atë të sëmurën. Si për dreq, nganjëherë krenaria jonë nga mbyt, na le mbrapa, e besa edhe nga mban larg atyre që duam t’i kemi pranë, shkruan “Kosovarja”.

Jam i zënë duke dashur, nuk kam kohë të urrej

Nuk kam kohë për t’i urryer ata që më urrejnë, sepse jam shumë i zënë duke i dashur ata që më duan, duke folur me ata që më kuptojnë dhe duke luftuar për ata që, me të vërtetë, kujdesen për mua.

Gjërat që nuk i blenë paraja

E vërtetë, të gjitha mallrat kineze që vijnë te ne janë të lirë, por kjo nuk do të thotë, absolutisht, që edhe kultura dhe dija kineze është e tillë.

Gjatë shfletimeve të fundit, hasa në një proverb të jashtëzakonshëm kinez. Mua më bëri të reflektoj gjatë.

Me para mund të blesh shtëpi,
Por, jo familjen.

Me para mund të blesh orë,
Por, jo kohën.

Me para mund të blesh krevat,
Por, jo gjumin.

Me para mund të blesh librin,
Por, jo dijen.

Me para mund të blesh doktor,
Por, jo shëndetin.

Me para mund të blesh post,
Por, jo respektin.

Me para mund të blesh seks,
Por, jo dashurinë. N. Neziri /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË