Mund të konsiderohet dasma e vitit për nga rëndësia që mori pavarësisht se pamjet nga Como ishin shumë pak.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha e kurorëzuan dashurinë e tyre në 11 gusht në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë.

Imazhet e nuses dhe dhëndrit qenë të pakta, por disa foto dhe pak detaje nga traditat që ishin ndjekur e shuan disi kuriozitetin e publikut.

Kur vjen puna tek traditat nuk kishte si të mungonte edhe hedhja e luleve nga nusja tek mikeshat e saj.

Por kush ishte fatlmuja që sipas rregullit duhet të jetë nusja e radhës?

Bëhet fjalë për Sonela Lamaj, një nga mikeshat më të ngushta të Lori Hoxhës.

Pak orë më parë vajza në fjalë ka publikuar disa pamje nga dasma dhe ka treguar se pati fatin të kapte buqetën e nuses.

E veshur me të kuqe dhe mjaft elegante, Sonela ka shkëlqyer në dasmën e mikeshës së saj./revistawho.com

MUND TË JU PËLQEJNË