Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot udhëton për në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale. Haradinaj do të intervistohet nga prokurorët e Speciales në cilësinë e të dyshuarit.

Reperi Gold AG, kësaj radhe i shkruan disa vargje për nënën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Gold AG ka shkruar disa vargje për nënën e Haradinajt, me rastin e udhëtimit të tij për në Hagë.

POSTIMI I PLOTË I GOLD AG, PA NDËRHYRJE:

“Një brengë e madhe

Për ty nana Rukë kësaj rradhe,

Shumë Luana linde u bë plot katundi

Por dhimbjen dhe lotin krenaria ta mundi,

Plagët e lirisë përgjys’ zemrën ta ndanë

Fjala borxh s’do t’ishte po mos t’ishte fjala nanë,

Me lot shumë herë djalin e përcolle

Asnjëherë në jetë një fjal keq se fole,

E kjo histori ndryshe s’mund të thuhet

Se ajo që lindë burra burrneshë gjithmonë quhet.

23.07.2019”.

MUND TË JU PËLQEJNË