Aktorja jonë e dashur Irena Cahani e ka dëshmuar talentin e saj ndër vite me rolet që i ka luatjur me shumë profesionalizëm.

Ajo bëri për vete publikun kosovarë sidomos me rolet humoristike nga të cilat mori famën më të madhe duke u pëlyer mjaftë shumë, shkruan “Kosovarja”.

Se është talente, profesioniste e origjinale flasin projektet ku ajo mori pjesë. Njëherë me rolin e “Tezes Gane” tek ‘Kafeneja Jonë’ dhe tani me rolin e “Argjendës” në serialin vendor “Çka ka shija”, Irena po arrinë ta fitoj simpatinë e publikut çdoherë.

Përveç karrierës së saj si aktore e suksesshme ajo është një femër shumë e zonja dhe nënë e mrekullueshme e tre djemve.

Në llogarinë e saj në Instagram aktorja shpesh ndanë imazhe me djemtë e saj, të cilët tashmë janë të rritur.

Përveç fëmijëve Irena në Instagram poston shpesh edhe dy qentë e saj, që duket se i don shumë. Kaq e shoqërueshme dhe e dashur..

Ndryshe aktorja e ka mbaruar aktrimin në fakultetin e arteve dhe ka qenë studente e Faruk Begollit./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË