Edhe pse janë të partive të ndryshme janë karriget ato që i bashkojnë deputetet tona, shkruan “Kosovarja”.

Thuajse shpesh herë qofte në debate televizive apo edhe gjatë fushatave zgjedhore ndodh që ti kundërvihen njëra-tjetrës, mirëpo brenda qeverisë nuk po del të jetë kështu.

Janë deputetet më të zëshme në vend Blerta Deliu- Kodra, Xhevahire Izmaku, Duda Balje, Ganimete Musliu e Mimoza Kusari-Lila ato që i dëshmojnë më shumë se çdo gjë raportet e tyre brenda qeverisë përkundër partive që u përkasin.

Madje, këto deputete shihet se kanë shoqëri të mirë njëra me tjetrën, aq sa pauzën brenda qeverisë ta shfrytëzojnë edhe për ndonjë selfie.

Ehh, pse jo ? Tek e fundit gjersa populli është në gjumë dhe moti ka filluar të vrenjtet ‘qeveria sot’ ka kohë edhe për selfie e gjëra të ndryshme. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË