Alban Mehmeti është njëri ndër këngëtarët më produktiv dhe më aktiv në skenën muzikore.

Puna e tij e palodhshme ka bërë që të vlerësohet me qindra herë për zërin e rallë, melankolikë dhe të dëgjuar që ka, shkruan Kosovarja.

Kjo po dëshmohet edhe përmes angazhimeve që ka Albani, sepse gjithmonë ka diçka për të prezantuar dhe për të interpretuar për publikun e vet.

Alban Mehmeti sa është i plotësuar në jetën profesionale, ashtu edhe në jetën private, ku gëzon një familje të lumtur, të shëndoshë dhe lakmitare.

Është bashkëshort i një gruaje të mrekullueshme, dhe dy fëmijëve të bukur.

Ai kohë pas kohë sjell edhe imazhe dhe momente me ta, pasi është i përkushtuar mjaft shumë edhe në këtë pjesë.

Ndër të gjitha fotografitë dhe çastet e lumtura që kemi parë nga ai, nuk mund të themi se nuk na ka mbetur syri tek postimet e tij të fundit.

Pasi edhe me rastin e sezonës dhe stinës më të dëshiruar, ai në një ambient veror sjelli fotografinë më të bukur dhe më të rrallë të familjes, duke bërë të kuptojmë se secili është më joshës se tjetri dhe janë të kompletuar në krahët e njëri tjetrit mjaft shumë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË