Kohët e fundit është duke u përdorur nga të gjithë “FaceApp”, për të parë se si do të duken kur do të plaken.

Aplikacioni ‘FaceApp’ ka bërë të gjithë për veti teksa për një kohë të shkurtë u kthye hit në rrjetet sociale.

Ky aplikacion ua jep mundësin që shihni vetën si dukeni të moshuar. E kësaj nuk i kanë rezistuar as figurat publike të cilët nuk hezituan që këto imazhe t’i hedhin në llogaritë e tyre personale të rrjeteve sociale.

Këtë e ka bërë edhe kantautori i mirënjohur, Alban Skenderaj i cili fotografin e ka publikuar në ‘Instagram’.

“A do më doni njësoj edhe kur të jem 75?”, ka pyetur Albani adhuruesit./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË