Modelja e njohur Erjona Sulejmani, e cila së fundmi mori pjesë në realityshow-n italian “Temptation Island”, ishte e ftuar në emisionin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon.

‘Është gjithçka për mua’, Eriona Sulejmani s’mban dot lotët në emision.Ajo ka rrëfyer eksperiencën e bukur që ka kaluar e izoluar në ishull, eksperiencë të cilën e cilëson si një udhltim të domosdoshëm për të si njeri, për të njohur veten.

Gjatë intervistës, ajo është prekur para kamerave kur ka përmendur mamanë e saj, për të cilën thotë se ndjen një dashuri të pakufijshme.“Mamaja ime është gjithçka për mua.

Është heroina ime. Kur je fëmijë i vogël, ke gjithmonë një pikë ku thua ‘Kam për të arritur’ ose një person që thua ‘Kam për tu bërë’. Zakonisht fëmijët e vegjël thonë do të bëhem superman, unë kam thënë gjithmonë dua të jem si mamaja ime.”- ka thënë Erjona mes lotësh.

MUND TË JU PËLQEJNË