Modelja shqiptare Erjona Sulejmani vazhdon të jetë shumë e komentuar në media, jo vetëm për linjat e saj perfekte trupore, por edhe për deklaratat që bën.

Dy vite më parë bëri bujë deklarata e saj se “futbollistët nuk të kënaqin në shtrat”, duke iu referuar edhe martesës së saj me Blerimin.

Së fundmi Erjona është pyetur nga fansat nëse do të rikthehej me Blerim Xhemailin dhe përgjigja e saj ishte:“Është një pyetje që ma bëni gjithmonë, po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.

E pyetur nëse martesa e tyre përfundoi për arsye tradhtie, Erjona iu përgjigj: “Jo, jo, nuk ishte ky motivi”.

MUND TË JU PËLQEJNË