Erjona Sulejmani dhe Blerim Xhemajli ka vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Martesë kjo e cila nuk zgjati shumë, por ish çifti kanë një djalë të quajtur Luan.

Ditën e sotme Erjona është kthyer pas në kohë, në periudhën kur ishte bashkë me Blerimin dhe ajo e mbështeste edhe nga afër në ndeshjet futbollistike.

Në Instagram, modelja ka publikuar një fotografi nga e kaluara së bashku me djalin, e realizuar në një nga ndeshjet e Zvicrës, ku ajo ishte prezente në stadium.

MUND TË JU PËLQEJNË