Këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, që konsiderohet ikonë e këngës shqipe, e që çmohet për gjithë atë çfarë ka bërë ndërë vite, tani është nderuar e lartësuar edhe me një titull nderi.

Siç kuptojmë, këngëtari i madh nga Kosova, është shpallur “Qytetar Nderi i Bashkisë Mat”.

Artisti ka lënë një mbishkrim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruan:

“TË NDERUARIT – NDEROJNË

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, 50 vjetorit të orkestrës së Matit dhe festivalit të këngës epiko-lirike, matjanët na nderuan!
Faleminderit Drejtorisë për Kulturë, Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë – Mat!
Falenderoj miqtë e mi artistë: Naim Gjoshi, Arif Vladi, Nikollë Nikprelaj, Dilaver Kryeziu, Esat Ruka, Jetmir Rexhepi, Shaqir Hasi, Behar e Imer Neli dhe Basir Bushkashi!”

MUND TË JU PËLQEJNË