Këngëtari Ilir Shaqiri, me të drejtë konsiderohet një nga Ambasadorët e denjë të kulturës sonë. Ky titull, është bërë edhe më i bindhshëm me krijimtarinë e tij letrare.

Shaqiri, është autor i romaneve “Tan Temali”, dhe “Lemza e Dheut”. Poemes “Adem Jashari” dhe përmbledhjes me poezi “ITH”, të publikuar para pak ditësh.

Shaqiri, këto ditë ndodhet në SHBA, për të qenë pranë komunitetit shqiptar të atjeshëm në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në prag të festës së Pavarësisë së Shqiprisë, zoti Mark Gjinaj, këshilltar i lartë në Bashkinë e Nju Jorkut bëri pritjen solemne të vitit. Për herë të parë në historinë e kësaj salle të mrekullueshme u këndua në gjuhën shqipe kënga “Rrjedh në këngë e ligjerime”, interpretuar mjeshtërisht nga këngëtari dhe shkrimtari Ilir Shaqiri, i cili nga Z. Mark Gjonaj u dekorua me “Përkrenaren e Skënderbeut”.

Shaqiri, për performimin e tij në Nju Jork, i ka informuar ndjekësit edhe në faqen e tij zyrtare në Facbook, ku ka shprendarë edhe video nga kjo ngjarje madhështore.

Interpretues e autor i shumë këngëve që kanë emocionuar fuqishëm publikun shqiptar, pa
dyshim një nga emrat më të mëdhenjë të muzikës në vend, i nderuar me admirimin e respektin e publikut dhe me një varg çmimesh të rëndëishme, Ilir Shaqiri mbetet edhe më tej ikonë e këngës në Kosovë, Shqipëri e kudo ku ka shqiptar.

MUND TË JU PËLQEJNË