Sot, të gjithë po e urojnë atë që konsiderohet ikonë e muzikës në Kosovë e Shqipëri, këngëtaren e madhe të muzikës popullore e operistike, zonjën e madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, shkruan “Kosovarja”.

Bylbyli i këngës shqipe sot mbush 85 vjet dhe urimet për këtë përvjetor po vijnë nga çdo anë.

Nexhmija, ka pranuar edhe shumë vizita e buqeta lulesh në shtëpinë e saj, që përditë mirëpret dashamirët e këngëtares.

Ndër vite, janë bërë edhe këngë për të madhen Nexhmije Pagarusha, e një ndër të pa harruarat është edhe kënga e të mirënjohurit Ilir Shaqiri.

Të kujtojmë që kjo kengë ka fituar dy çmimet e para atë të jurisë profesionale dhe të publikut në Festivalin “Kënga Shqiptare” në Prishtinë, në vitin 1995. Salla e madhe e Pallatit të rinisë ka pasur 11 mijë shikues, si asnjëherë më parë.

Asaj kone, festivalin e ka drejtuar Hivzi Krasniqi. Kanë marrë pjesë të gjithë këngëtarët e Kosovës, emra të kohës.

Ky është urimi i këngëtarit Ilir Shaqiri për Nexhmije Pagarushen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË