Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “Minishengen Ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Takimi i fundit u mbajt me 10.11 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një “devijim” të rrugës euroatlantike, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, duke e parë e analizuar këtë situatë dhe refleksionin që mund të ketë në çështjen e Kosovës, që përpiqet ta mbajë sërish larg integrimit evropian dhe ëndrrës së madhe për tu bërë pjesë e Evropës, domosdoshmërisht bjen ndërmend kënga e famshme e të madhit Ilir Shaqiri, me titull “Jam Evropë”, shkruar nga Ymer Shkreli.

Në këtë këngë të interpretuar në skenën e festivalit të madh të “RTSH”-së, artisti thërret fuqishëm, bindshëm, me guxim.

Çdo rresht i këngës në fjalë, më aktual se kurrë këto ditë dhe në këtë realitet.

“Jam Evropë”

Moj Evropë, Evropë e vjetër,

Si s’ma gjete një rrugë tjetër?

Një rrugë tjetër pak kthes

100 vjet mi qite n’harresë.

Moj Evropë e bija tallkanit

Ta vunë zjarrin mes te Ballaknit

ta vunë zjarrin qe m’përvlon

e nuk pres ma nuk pres si kujton

Nuk ia u pres hilet si t’thash

se mka ra ma thika n’asht

e dredhitë po dalin n’fushë

arat vorre mi kanë mbushë.

100 vjet poj pres ngushëllim

Po i laj du’rt me gjakun tim.

Kthema mua krenarinë dhe dorë e zezë

Mos t’ndaj kufi, mos t’ndaj kufi.

Kthema tokën, kthjellma qjellin;

Kthema borxhin, kthema borxhin,

Lshoma diellin.

Dua t’jem zot

N’time tokë.

Dje dhe sot, sot e neser jam Evropë,

Jam Evropë, jam Evropë.

Deshten lindje e Azi

Herë me fe, herë me dredhi.

Trup e kokë mi bënin copë

Që t’mos isha ma Evropë…

Moj Evropë e bija tallkanit

Ta vumë zjarrin mes te Ballaknit

ta vumë zjarrin qe m’përvlon

e nuk pres ma nuk pres si kujton

Nuk ia u pres hilet si t’thash

se mka ra ma thika n’asht

e dredhitë po dalin n’fushë

arat vorre mi kanë mbushë.

100 vjet poj pres ngushëllim

Po i laj du’rt me gjakun tim.

Kthema mua krenarinë dhe dorë e zezë

Mos t’ndaj kufi, mos t’ndaj kufi.

Kthema tokën, kthjellma qjellin;

Kthema borxhin, kthema borxhin,

Lshoma diellin.

Dua t’jem zot

N’time tokë.

Dje dhe sot, sot e neser jam Evropë,

Jam Evropë, jam Evropë.

Kthema tokën, kthjellma qjellin;

Kthema borxhin, kthema borxhin,

Lshoma diellin.

Dua t’jem zot

N’time tokë.

Dje dhe sot, sot e neser jam Evropë,

Jam Evropë, jam Evropë.

MUND TË JU PËLQEJNË