Ditëlindjet për shumëkë konsiderohen tejet të rëndësishme. Një vit më shumë, do të thotë më tepër eksperiencë, reflektim, ndoshta edhe ngritje, afirmim…

Vitet që rrjedhin, bëjnë që miqt e shokët ta njohin edhe më mirë njëri-tjetrin, të afrohen, të çmohen.

Këngëtari i madh e shkrimtari tashmë shumë i lexuar, Ilir Shaqiri, për ditëlindjen e mikut të tij të çmuar, kompozitorit Xhevdet Gashi, e ka shprehur konsideraten me këta rreshta:

10 cilësi thelbësore që dalin nga emri dhe mbiemri i një artisti, i cili sot ka ditëlindjen.

Urime, mjeshtër!

Xhenxhefil në hojet e mushkërive muzikore

Empirist i heshtjeve që nënkuptohen

Vator i këngëve që krijohen në dimër

Det që nuk i duket stuhia

Elitar që i mungon veta e parë (unë)

Timbër i stralltë me dorën plumb

Gardian i së bukurës pa stoli

Autokrat i perceptimeve që ia përthekojnë krahët dhe mendja

Shembull i shekullarizuar herët nga të parëndësishmet

Idilik i një jete me gjëra të domosdoshme…

MUND TË JU PËLQEJNË